Lajme

‘Erdhi’ dimri: Sonte në Preshevë temperaturat shkojnë në minus

Në Preshevë gjatë ditës ka qenë mot me diell dhe re të shpërndara, ndërkaq në mbrëmje temperaturat minimale kanë lëvizur në minus.

Sipas informatave nga Instituti Hidrometeorologjik temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës së nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen, bën të ditur instituti. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme.

Related Articles

Back to top button