Lajme

Nesër përurohet libri me poezi i poetit Avni Shaqiri me titull “Dritë lirie nëpër vargje”, kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), OVL UÇPMB-ja, familjarët e dëshmorëve të kombit dhe të interesuarit tjerë se të martën më 03 dhjetor 2019, do të përurohet libri më i ri i me poezi i poetit Avni Shaqiri me titull “DRITË LIRIE NËPËR VARGJE”, kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ky përurim organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Në kuadër të këtij përurimi, mbahet edhe një orë letrare ku do të lexojnë poezi poetët nga Shoqata “Feniks” dhe mysafirë të tjerë poetë që dëshirojnë të marrin pjesë.

Ky Manifestim mbahet në Amfiteatrin e RTV Presheva në Preshevë dhe fillon prej orës 11.00.

Ardhja juaj e nderon autorin, librin dhe dëshmorët e rënë për liri-thuhet kështu në njoftimin e Shoqatës së shkrimtarëve ” Feniks”.

Related Articles

Back to top button