Lajme
Parlamenti i Serbisë do të shqyrtojë ratifikimin e marrëveshjes për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan
Parlamenti i Serbisë gjatë seancës së dhjetë të këtij fundviti do ta shqyrtojë ratifikimin e marrëveshjes për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan.
Në mesin e shtatë pikave të rendit të ditës është edhe pika e shtatë e cila ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes që më pas të fillojnë punimet e shpejta për funksionalizimin e kësaj pikë kufitare, nënshkrimi i Protokollit ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme të dy shteteve, ku do të përcaktohen rregullat për hapjen e pjesës së parë, përkatësisht pjesës për kalim lokal, të caktohet vendi ku do të vendoset zyra që do të përdoret prej dy shteteve.
Më posht e keni pikat e rendit të ditës që do të diskutohen në parlamentin e Serbisë.