Lajme

Shqiprim Arifi: Alternativa për Ndryshim do ti fitojë zgjedhjet edhe në Bujanoc

Alternativa për Ndryshim do ti fitojë zgjedhjet edhe në Bujanoc nga partitë shqiptare, ka deklaruar kështu Kryetari i komunës së Preshevës njëherit kryetarë i APN-së, Shqiprim Arifi.

Arifi beson tek qytetarët e komunës së Bujanocit se kësaj here nuk do ti votojnë ata që për vite të tëra nuk mundën tu sigurojnë qytet të pastër, me ujë të pijes dhe të tjera.

Mendësia politike e strukturave të APN-së në Bujanoc është ndryshe nga partitë e vjetra të cilat gjatë kohës sa kanë qeverisur vendin kanë dështuar. Bujanocasit kësaj here nuk do ti falin ata që po qeverisin me Stojançe Arsiqin, tha Arifi.

Paritë shqiptare në Bujanoc realizuan Planin Akcional me partinë partnere që qeverisin komunën.

Related Articles

Back to top button