LajmeMagazina

Suedi, familjet shqiptare në grevë, për shkak të refuzimit të azilit

Azilkërkues shqiptarë në qytetin Gävle pranë Malmös kanë hyrë në grevë urie, informon korrespodenti i INA-s.
Ata kanë aplikuar për azilin politik, me arsyetimin e se janë të rrezikuar nga gjakmarrja dhe se nuk munden të kthehen në vendlindje.
Greva u zhvilua në  qytetin Gälve në kopshtin e Minsitrisë së Migracionit vazhdon edhe më tutje.
Popullata shqiptare e cila kërkon azil politik në Suedi për shkak të “Gjakmarrjes” në bazë të Kanunit, para organeve të migracionit nuk njifet si qështje për azil politik.
Ingrid Thyr nga  Komiteti për Azil për mediat spjegon se kjo qështje duhet të sqarohet nga Ministria e Migracionit, pasi fakt është se në vitet e fundit ka pasur një mumër të madh
“Gjakmarrjesh” në trevat shqiptare duke mos lënë anash as gratë dhe fëmijët.  Situata e pjesëtarëve tjerë të cilët marrin pjesë në këtë grevë është poashtu e keqësuar pasi që të gjith këta klandestinë refuzojnë të marrin ushqim”, thekson Thyr.
Mari Al Adehesi nga këshilli shtetëror për mediat spjegon se këta refugjatë janë në pragun e vdekjes dhe se moti i vështirë vetëm sa keqëson gjendjen e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button