LajmeMagazina

Shefqet Krasniqi dyshohet se ka shpërlarë qindra mijëra euro

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi dyshohet se ka shpëlarë qindra-mijëra euro. 
Shefqet Krasniqi, sipas fletarrestimit, thuhet të ketë pranuar fonde nga organizata të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga Al Haramain, organizatë e lidhur me Al-Qaedan, raporton KTV.
Një pjesë e madhe e fondeve që ka pranuar Krasniqi kanë përfunduar në llogarinë e NTP “Portat”, biznes i regjistruar në emër të imamit Krasniqi.
Pika tjetër për çka dyshohet Krasniqi është edhe nxitja e urrejtjes, më saktë, nxitja e të rinjve për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, derisa avokati i tij, Bajram Tmava mohon veprat për të cilat dyshohet klienti i tij, raporton KTV.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button