LajmeMagazina

Shkarkohet drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë

U mblodhën për seancën e VI-të, këshilltarët e komunës së Preshevës kishin paraparë që sot ti diskutonin 5 pika të rendit të ditës në sallën e kuvendit komunal në Preshevë.
Por pika më kryesore në këtë seancë ishte shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të ri në shtëpinë e shëndetit, raporton Kjo eshte Presheva Jone!
Edhe pse mungonte prezenca e drejtorit te deri tanishëm Bujar Zyfliut asgjë nuk i ndalonte këshilltarët që ta largonin nga detyra.
Pas shumë debateve dhe kritikave që u thanë në foltoren e sallës së kuvendit, u hodh në votim, ku me shumicë votash u shkarkua dretori i shtëpisë së shëndetit Bujar Zylfiu.
Pasi shkarkuan drejtorin ata propozuan si kandidat Mitat Sahitin, e ky i fundit me 24 vota pro u emërua si ushtrues detyre në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
Pasi përfundoi seanca, këshilltarët u shpërndanë nga salla. E njëri nga këshilltarët për faqen Kjo është Presheva Jonë!, tha se ky shkarkim u bë pasi drejtori Bujar Zylfiu nuk iu ishte bindur urdhërave të kryetarit të Komunës Ragmi Mustafës, ku kishte refuzuar që kryetarit t’ia punësonte një të afërm.
Ne i dëshirojmë punë të mbarë Drejtorit të ri dhe presim ndonjë ndryshim në shtëpin e shëndetit.
© Kjo është Presheva Jonë! – www.fb.com/presheva.jone

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button