LajmeMagazina

Shqiptarët e Luginës po plaçkiten nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës!

Edhe pse Qeveria e Kosovës para më shumë se një viti kishte marrë vendim që shqiptarët e Luginës së Preshevës të lirohen nga taksat e sigurimeve të automjeteve, megjithatë Shoqata e Sigurimeve nuk po e respekton këtë vendim. Ato edhe më tutje vazhdojnë të plaçkitin qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Një qytetar shqiptar i Luginës së Preshevës, i ka thënë Gazetës Blic se kompanitë e sigurimeve vazhdojnë t’i plaçkitin ata.
“Vetëm në dy pikat kufitare me Kosovën, të Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë nuk kërkojnë që të paguajmë taksat e sigurimeve. Mirëpo, në të gjitha pikat tjera kufitare, kompanitë e sigurimeve nuk na lejojnë të kalojmë pa paguar para”, ka thënë ky qytetar i Luginës.
“Kur kam hyrë në Kosovë nga Maqedonia dhe nga Shqipëria,  na kanë detyruar që të paguajmë taksa”, ka thënë ky qytetar, duke thënë se kjo është një plaçkitje klasike.
Para një viti Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’ua hiqte taksat për sigurime të automjeteve të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, taksë për hyrje prej 20 euro për makinë do të paguajnë vetëm ata që nuk kanë në pronësi makinat e tyre apo drejtojnë makinat me autorizim./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button