Kanë mbetur edhe njezet ditë deri në mbajtjen e Maratonës, “Vrapimi në Luginë”, kurse deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 175 garues nga Lugina, Kosova dhe Shqipëria.
Organizatorët e garës kanë bërë me dije se deri më tani të gjitha përgatitjet sa i përket garës janë në fazën finale.
Nisja do të bëhet nga Qendra e Preshevës dhe do të përfundoj në qendrën e Bujanocit. (Preshevë – Rahovicë – Shoshajë e Poshtme – Corroticë – Raincë – Letovicë – Nasalcë – Lluçan – Turi – Tërnoc i Madh – Bujanoc).
Ky eshte eventi i parë i cili mbahet ne Lugine dhe mbledh garues nga Kosova dhe Shqiperia si dhe nga Presheva e Bujanoci. Eventi mbahet me date 22 mars dhe vrapimi do te jete 30 km.
Në këtë garë do të ndahen edhe shpërblime për tre vendet e para, klasifikimi i përgjithshëm në dy kategori, meshkuj dhe femra:
Vendi i parë 400 euro
Vendi i dytë 300 euro
Vendi i tretë 200 euro