Lajme
Shqiprim Arifi pret në takim përfaqësuesit e OSBE-së
Në takim prita përfaqësuesit e OSBE-së Z. John Clayton-udhëheqës i sektorit për demokraci në OSBE-së, Znj Suzana Pavlikova- nga sektori për pakica në OSBE.
Gjatë takimit shfrytëzova rastin të informoj nga afër të pranishmit rreth situatës politike në vendin tonë dhe për nevojën e realizimeve të drejtave të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Bashkëpunimi mes komunës sonë dhe misioneve diplomatike do të jetë njëra ndër shtyllat në politikbërjen tonë.