Lajme

Kompania ‘Meka’ respekton vendimin e Kurtit, nga sot nuk do ketë pagë me të ulët se 350 euro

Pronari i Kompanisë ushqimore ‘Meka’, Burim Pirraj i është përgjigjur mënjëherë thirrjes se kryeministrit Kurti që paga në sektorin privat mos të jetë më e ulët se 350 euro. Ai nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, ka konfrimuar se nga sot paga minimiale në kompaninë e tij nuk do jetë më e ulët se 350 euro neto, me gjithsej 40 orë punë në javë si dhe sigurimin shëndetësor dhe atë pensional për gjithë punëtoret, shkruan Kosova Post.

Postimi i tij i plotë:

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit!

Unë si individ dhe si punëdhënës tërë jetën time kam qenë i përkushtuar që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë!

Unë nuk jam i pa gabueshëm dhe se vetëm Allahu është i përkryer, prandaj i kërkoj mëshirë dhe falje të Madhit Allah për të gjitha gabimet që i kam bërë me qëllim dhe pa qëllim!

Duke e mbajtur këtë drejtim unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor , sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor!

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, firmës sime dhe mbarë kombit tim!

Për hajr kryeministër kjo nismë!

Related Articles

Back to top button