Lajme

Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Serbi: I infektuar një mashkull (43) nga Subotica

Një mashkull 43 vjeçarë nga Subotica është pacienti i parë në Serbi tek i cili është dëshmuar infeksioni me koronavirus. Aktualisht gjendet në izolim, mjekët nuk japin detaje për gjendjen e tij.

Në Sërbi është paraqitur pacienti i parë tek i cili është dëshmuar infekcioni me koronavirus, ku bëhet fjalë për një mashkull të moshës 43 vjeçarë, shkruan novosti.

Ai është paraqitur me simptoma të ngjashme me sëmundjen e shkaktuar nga Kovid-19.

U morën mostrat dhe përpunimi i tyre në laboratorin e Institutit “Torlak” tregoi se pacienti ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

Ai aktualisht është në izolim, është duke marrë terapinë dhe mjekët aktualisht nuk janë deklaruar për gjendjen e tij shëndetësore.

Related Articles

Back to top button