Lajme

Thaçi: Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën, por pa dhënë Mitrovicën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me takimet e sotme me liderët politikë dhe u ka sqaruar për takimet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mes atij dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq të organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani Richard Grenell.

Presidenti, Hashim Thaçi, është pyetur nga mediat lidhur me idenë për shkëmbim me territore, para gazetarëve i pari i shtetit, tha se e ka mision bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanovcit, por me territorin aktual të Republikës së Kosovës”, tha presidenti.

Mirëpo, ai ka mohuar se ideja e territoreve është diskutuar sot me liderët, apo gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.

“Sa i përket takimeve tona sot dhe mundësisë që ju thatë për kompromise unë them që integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe askush nuk e ka përmendur në asnjë takim. Të gjitha ato që prezantohen poshtë e lartë prej kujdo qoftë vendor apo ndërkombëtar, opinonist apo kushdo që mund të jetë, është e paqëndrueshme krejt. Krejt e paqëndrueshme dhe është me kriju konfuzion në opinion, takimi në Washington ka qenë takim i vullnetit të mirë.

Nuk është diskutuar për substancë, është shprehur vullnet i mire për normalizim të raporteve, që do të shkonte drejt njohjes reciproke, çdo zgjidhje që arrihet do të bëhet duke respektuar kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai.

Video nga minuta e 24:45 lidhur me Preshevën dhe Bujanocin.

Related Articles

Back to top button