Brenda 30 ditëve 4.000 dinarë do tu ipen ndihmë e njehërshme pensionistëve
Është miratuar edhe një masë shtesë për sektorët më të prekshëm të popullatës, kryesisht për ato më të vjetrat.
Presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç ka kërkuar që të ndahen fonde shtesë për pensionistët nga buxheti, që nënkupton se brenda 30 ditëve të ardhshme do ti ipen pensionistëve ndihmë e njëhershme në shumën prej 4.000 dinarëve, ka bërë të ditur kryeministrja Ana Bërnabiç, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot lidhur me masat e ndërmarra për koronavirusin.
Ajo gjithashtu shtoi se Ministri i Financave ka takime të rregullta me rrjetet tregëtare në Sërbi, duke u siguruar që gjithçka të jetë e mjaftueshme dhe shitoret të jenë të furnizuara në gjendje normale.
“Ka mjaft produkte bujqësore si në rezervat e mallrave ashtu edhe në shitore.” ka thënë Bërnabiç.