Lajme

Rusia: Koronavirusi u krijua nga amerikanët kundër Kinës

Rusia ka nisur një fushatë lajmesh sipas të cilave SHBA ka krijuar koronavirusin vrasës në formën e një arme biologjike ndaj Kinës. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Kremlini ka nisur një fushatë në disa qindra llogari në Facebook e Twitter për përhapjen e këtij informacioni.

Madje “Channel 1” i financuar nga Rusia thotë se dhe emri koronavirus është një referencë e fshehtë për origjinën amerikane të epidemisë. Ata zbulojnë madje një lidhje të largët mes President Donald Trump që vendos “kurorat e bukurisë” dhe emrit “korona” (kurorë) për virusin. Lajmet që shpërndahen në këto faqe thonë se Donald Trump e ka prodhuar virusin në kuadër të “luftës ekonomike kundër Kinës.”

Ndërkohë Britania dhe SHBA janë duke iu përgjigjur atyre që i quajnë “aktorë dashakeqë” të Vladimir Putin. Sekretari për Evropën e Eurazinë, Philip Reeker, tha se: “Duke përhapur dizinformacion, aktorët rusë përsëri po kërcënojnë sigurinë publike duke larguar vëmendjen nga kërcënimi global shëndetësor”.

Related Articles

Back to top button