Ja sa mund të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme në Serbi
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Serbi.
Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, i miratuar sonte nga Presidenti i Republikës, Presidenti i Asamblesë Kombëtare dhe Kryeministri, u botua në 21:10 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë, i cili hyri në fuqi menjëher.
Vendimi për gjendje të jashtëzakonshme është i vlefshëm në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë.
Vendimi u nënshkrua nga Presidenti i Republikës, Aleksandar Vucic, Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Maja Gojkovic, dhe Kryeministri, Ana Brnabic.
Pas këtij vendimi, Qeveria e Serbisë do të përcaktojë masa emergjente që nënkuptojnë shmangie nga të drejtat e njeriut dhe të pakicave.
Këto masa mund të zgjasin maksimalisht 90 ditë, dhe pas skadimit të kësaj periudhe, ato mund të rinovohen në të njëjtat kushte, thotë Kushtetuta e Serbisë.