Amerika ka mposhtur Serbinë me rezultat të thellë 129 me 92 për të mbrojtur titullin e Kampionit të Botës në basketboll dhe për t’ia kujtuar kohën kur ajo e aleatët e saj bombarduan vendin e tyre gjatë luftës në Kosovë.
Serbët u treguan të mirë vetëm në 5 minutat e parë, pasi amerikanë ndezën motorët për të shkelur gjithçka që u dilte përpara.
Të prirë nga Irving dhe kapiteni Harden, yjet shkëlqyen në finalen me serbët që u dorëzuan pothuajse në fund të çerekut të dytë kur epërsia e amerikanëve arriti deri në 30 pikë epërsi.
Në çerekun e tretë serbët shënuan vetëm 26 pikë, por pësuan më shumë se 40 pikë të cilat ia mundësuan amerikanëve të mbyllin këtë pjesë me rezultat të jashtëzakonshëm 107 me 67.
Në çerekun e fundit gjithçka shkoi në të mirë të amerikanëve që fituan me rezultat 129 me 92.