LajmeMagazina

Jeta e Gold AG në 200 rreshta!

Reperi i njohur shqiptar Arian Agushi apo siç e njohim me emrin Gold AG, në intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se do të sjellë një këngë e cila do të jetë e gjatë 200 rreshta, këngë kjo në të cilën Goldi do ta shfaqë tërë jetën e tij. Ai po ashtu ka treguar që në karrierën e tij ai nuk do të bëjë më ‘dissa’ dhe këngë balada.
Tribuna: Për çfarë kënge bëhet fjalë në tekstin që do të jetë i gjatë 200 rreshta?
Gold AG: Po, është një tekst me 200 rreshta. Është një këngë që do të jetë më e gjatë se kënga ‘Shqiptar’. Aty flitet prej fillimit të karrierës sime, kur ia kam nisur hapave të parë, që kur kam dalë me imitimin e këngëtarëve të ndryshëm të asaj kohe, do të thotë 10-vjetorin e parë të jetës sime që kam kaluar në Preshevë e kur kemi ardhur këtu në Prishtinë e deri në ditët e sotme. Pra me 200 rreshta jam mundu me e përfshi krejt jetën time. Do ta shohin njerëzit që nuk ka qenë ë lehtë. Kam lavdëruar njerëzit me të cilët kam punuar dhe më kanë ndihmuar, pra janë këshilla të mira për të gjithë duke iu treguar që jeta nuk është mjaltë.
Tribuna: Kur do të lansohet kjo këngë?
Gold AG: Nuk e di saktë kur del, muzika është duke u bërë gati nga Donat Prelvukaj dhe nuk e di në cilën studio do ta incizoj ose në studion e Florent Boshnjakut ose në studion e Capital T dhe 2po2. Besoj që do t’u pëlqejë fansave sepse është diçka që nuk e kam bërë asnjëherë dhe është më ndryshe se këngët tjera.
Tribuna: A do t’ia realizosh videoklipin kësaj kënge?
Gold AG: Nëse e kom kohën e duhur, atëherë ia vlen me bo me videoklip, nuk e di për shkak se është me minutazh shumë e gjatë dhe del edhe videoklipi i gjatë e mund të dalë si një film i metrazhit të shkurtë, ma merr mendja që do t’i bëjë vetëm, ishalla na premton koha.
Tribuna: Cili do të jetë projekti i radhës në karrierën si reper?
Gold AG: Projekti i radhës është një këngë që do të lansohet ose në fund të muajit shtator ose ne fillim të muajit tetor. Është një këngë për 28 Nëntorin, nuk po e bëj publike titullin, pasi që dua ta lë surprizë. Kënga është në bashkëpunim me Shemin dhe Ganimete Abazin. I falënderoj shumë ata të dy që kanë pranuar të jenë pjesë e këngës sime. Kënga është punuar nga Florent Boshnjaku, videoklipi do të xhirohet në Shqipëri nga produksioni ‘Max Production’.
Tribuna: Pse e keni krahasuar gazetën Express me emrin Expe ess?
Gold AG: Gazeta Express është një gazetë të cilës si t’i përmendet feja, ata reagojnë menjëherë. Nuk e di kush punon në atë gazetë i kisha lut që të mos merren shumë, jo vetëm me mua por mos të kundërshtojnë fenë vetëm për të bërë klikime. Unë e kam parë një titull në gazetën Express kinse unë kam kundërshtuar djegien e flamurit të ISI-it, por, unë as që e kam ditur që është djegur. Më vonë, e kam parë vetën në portal kinse unë e paskam kundërshtuar djegien e këtij flamuri, për shkak se një postim që ka qenë në ‘fan page’ time i cili është bërë nga fansat ata e kanë marrë dhe e kanë cituar në emrin tim, ata nuk më kanë thirrur në telefon e të më pyetnin se a e kam bërë unë ose jo. Ata le të thërrasin, unë përgjigjem për çdo temë, por jo të shkruajnë diçka që nuk e kam thënë unë. Prandaj e kam quajtur gazeta Expe ess, pra e kam krahasuar me diçka jo fort të mirë.
Tribuna: Pse keni vendosur që të mos këndoni balada dhe të mos bëni ‘dissa’?
Gold AG: Unë do t’i këndoj vendit, shtetit, fesë, të mirës dhe të keqes, por, nuk do të shaj më për shkak se i kam bërë disa vite dhe nuk më ka hije të shaj, po ashtu nuk do ketë as balada. Sa i përket ‘dissave’ atyre çka është dashur me ia dhanë, ia kam dhanë moti e nëse dikush me shan ose me provokon, të betohem se të gjitha çka i kam thënë në ‘dissa’ do t’ia kthej në përditshmëri. Pra kurgjo nuk ia kam thy Tunës televizorin, çka kom me ja thy kryt cilido qoftë ai që më shan.
Tribuna: A do të presim ndonjë bashkëpunim tjetër nga ju?
Gold AG: Do të ketë edhe bashkëpunime tjera. Kam ide të ndryshme për këngë, çka do të ketë të ardhmen, nuk jam bash i sigurt.
Tribuna: Si do të veproni nëse dikush ju refuzon për ndonjë bashkëpunim?
Gold AG: Ende nuk më ka ndodhur kjo. Kam kërkuar bashkëpunim vetëm me njerëzit të cilët i kam njohur dhe kam pasur marrëdhënie të mira me ta. Nuk kërkoj bashkëpunim nga njerëzit që nuk dinë të bashkëpunojnë.
Tribuna: Si po shkojnë koncertet?
Gold AG: Koncerte kam çdo javë, për mu është sezon edhe dimri edhe vera. Koncerte kam vazhdimisht pra, çdo të shtunë.
Tribuna: Sa jeni ndarë i kënaqur me përfitimet e koncerteve?
Gold AG: Mirë është, shyqyr Zotit që ma ka dhënë këtë, i falënderona Zotit dhe fansave se pa fansa nuk do të kisha as koncerte as përfitime edhe pse jeta me ka servuar shumë gjëra tjera për të përfituar e punuar po kjo është mirë, kohë më parë unë jam marr edhe me fjalëkryqe.
Tribuna: A jeni në lidhje dashurie?
Gold AG:Po jam në lidhje. Unë e ruaj shumë jetën private, nuk jam njëri prej atyre që martohem e ndahem vetëm për të bërë famë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button