Lajme
Nata e dytë e orës policore në Preshevë
Ora policore ka filluar mbrëmë në të gjithë vendin, duke u ndaluar automjetet në rrugë dhe personat përveç policisë dhe ushtrisë.
Presheva hyri në natën e dytë në të cilën ka hyrë në fuqi urdhëri i plotë i ndalesës. Qytetarët para orës 20:00 nxitojnë që të kthehen në shtëpi me kohë.
Edhe sonte sikur mbrëmë rrugët e Preshevës të boshatisura, në qytet lëvizin vetëm policia që po bënë kontrollimin e gjendjes.
Në fundjavë, Presidenti Vuçiç njoftoi se ky orar i orës policore (20:00 deri 05:00) gjatë vikendit do të mirret vendim i ri dhe do të zgjatet.