Në këto ditë të gjendjes së jashtëzakonshme bëhet dislokimi i rrjetit të ujësjellësit në Çukarkë
Në këto ditë të gjendjes së jashtëzakonshme bëhet dislokimi i rrjetit të ujësjellësit në Çukarkë
Komuna e Preshevës dhe Ndërmarrja Publike “Moravica” kanë ndërmarrë masa urgjente në sanimin e rrjetit të ujësjellësit në fsh. Çukarkë, nga i cili furnizohen Stacioni Hekurudhor dhe vetë fshati Çukarkë.
Sanimi i rrjetit të ujësjellësit në këtë rast nënkupton dislokimin e rrjetit të gypit kryesor ¤120mm, në gjatësi prej rreth 500 m, ku do të gërmohet kanali sipas një traseje të re, në të cilin do të vendoset gypi i ri, që shkon nga bunari kryesor, në drejtim të rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Çukarkë.
Përmes kësaj ndërhyrjeje, do të zgjidhet problemi afatgjatë i avarive të shpeshta që janë paraqitur në këtë segment të rrjetit të ujësjellësit.
Me një angazhim të pandërprerë deri në zgjidhjen e këtij problemi, shpresojmë që të normalizohet sa më parë furnizimi me ujë të pijshëm në këto dy vendbanime, thuhet në faqen zyrtare të komunës së Preshevës.