Në stacionin policorë në Bujanoc kohëve të fundit po ndodhin një sërë ndodhish, të cilat nuk po kalojnë edhe pa pasoja, ku në të shumtën e rasteve po pësojnë shqiptarët.
Burimet e besueshme të portalit BujanociNet brenda stacionit policorë në Bujanoc kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është suspenduar polici Afrim Zahiri (1974) të cilit të enjtën më 11 shtator, rreth orës 22 në Bujanoc, në rrugën Branko Radiçeviq pn, një person ende i panjohur ka hedhur “koktel molotovi” në oborrin e shtëpisë. Arsyeja e suspendimit të Zahirit nuk ka të bëjë fare me rastin e lartpërmendur, burimet e portalit flasin se Zahiri një natë më parë nën ndikimin e tepruar të alkoholit e kishte sulmuar fizikisht një koleg të tij të punës, duke e fyer edhe me fjalë të rënda. Kolegu i Zahirit duke e parë gjendjen në të cilën ishte ai (i dehur) nuk ka reaguar fare, ai i ka njoftuar organet e rendit të cilët më pas kanë marrë masat e duhura, si pasojë e së cilës Zahiri sot ka marrë supsendimin, njgarja ka ndodhur afër marketit Sprint në Bujanoc. Ajo qka mbetet më shqetësuese është fakti se i suspenduari, në shenjë hakmarrje dëshiron që ti njëllosë kolegët e tij, njërin ndërt ta edhe atë të cilin e kishte sulmuar, me rastin e koktelit të molotovit, dhe sipas burimeve brenda policisë, ai ka deklaruar se dyshimet e tij për rastin e molotovit i drejton nga disa koleg shqiptarë kështu duke i etiketuar ata si të dyshuar të këtij rasti. Ajo qka ka mësuar BujanociNet është se në këtë ngjarje ka një prapavijë edhe më të thelluar, sepse këtyre ditëve në postin e komandirit të stacionit policorë në Bujanoc është dashur të emrohet një shqiptarë të cilin gjithashtu e ka deklaruar si të dyshuar në këtë rast Afrim Zahiri, tashmë i suspenduar. Të dyshuarit më 15 shtator do të paraqiten para organeve të rendit për grumbullim të informacioneve.