Ka filluar festivali ndërkombëtarë i fëmijëve “Ylberi i Prishtinës”, ku për tri ditë me radhë në sheshet kryesore të kryeqytetit do të defilojnë mbi 500 fëmijë nga vendi dhe rajoni me veshje tradicionale kombëtare, për t’i prezantuar vlerat kulturore përmes këngëve dhe valleve.
Festivali është organizuar nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili edhe e shpalli zyrtarisht të hapur këtë festival, duke iu uruar mirëseardhje të gjithë të ftuarve. Ndërsa, realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës.
Kryetari Ahmeti, ka thënë se Prishtina për të disatën herë është nikoqir i një ngjarje kaq të madhe e cila u jep mundësi fëmijëve që në moshë të hershme të njihen me kulturat e vendeve të ndryshme.
“Sot këtu po e bëjmë hapjen e festivalit të fëmijëve ku për këto tri ditë më shumë se 500 fëmijë do të defilojnë, do të luajnë valle. Dhe mendoj se rëndësia e kësaj ngjarje është që fëmijët që në moshën e hershme të njihen sa më mirë me kultura të ndryshme, me valle të ndryshme, me muzikën edhe të qyteteve të tjera edhe të shteteve të tjera. Prandaj, si qytet nikoqir që jemi dhe jemi mikpritës, ju urojmë mirëseardhje të gjithë mysafirëve edhe të qyteteve të tjera të Kosovës, por edhe të shteteve të tjera”, ka thënë Ahmeti.
Nisja e 21 ansambleve të cilët marrin pjesë në këtë program, ka filluar nga ora 17:00 prej sheshit “Skënderbeu”, për të arritur më pas te sheshi “Zahir Pajaziti”, ku edhe filloi performanca e tyre.
Festivali do të zgjas deri më 14 shtator. Shtetet të cilat do të jenë pjesëmarrëse në festivalin “Ylberi i Prishtinës”, 2014 janë: Turqia, Shqipëria, Kroacia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe ansamblet e valleve nga Kosova. /© Kjo eshte Presheva Jone/