Në Komunën e Bujanocit janë rreth 875 familje që marrin ndihma sociale në vlerën prej 7.500 dinarë deri në 26 mijë dinarë në muaj për një familje 5 anëtarësh, varësisht nga gjendja e rënd ekonomike në të cilën ndodhen dhe sipas vlerësimeve të punëtorëve social, ndërsa numri me i madh i këtyre shfrytëzuesve eshte ai i nacionalitetit romë.
Ndërkaq numri i personave më aftësi të kufizuar varësisht nga kategoritë që gëzojnë të drejtën në asistencë socialejane është rreth 286 persona, shuma e mjeteve mujore sillet nga 9.600 dinare e deri në 26.000 dinarë varësisht se si ka përzgjedhur ti vlerësoj komisioni i cili bënë klasifikimin e ketyre personave, deklaroi Njazi Ahmeti drejtor nëketë institucion social. Situata ekonomike e familjeve në komunën e Bujanocitpor edhe në gjithë Sërbin vlerësohet të jetë e vështirësuar sidomos koheve te fundit kur kërkesat e personave për asistencë sociale kanë shënuar rritje e sidomos tani ne sezonin e vjeshtës kur kërkesat jane dhe më të mëdha dhe sipas Ahmetit aktualisht janë disa kërkesa të cilat ende nuk janë konfirmuar nga komisioni i cili vlerëson se a mund të pranohet kërkesa për atë familje dhe cila duhet të jetë shuma e mjeteve cilat meriton, thotë Ahmeti. Sesa është në gjendje qendra për punë sociale të iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë ky i fundit tha se, në qoftëse dikujt iu refuzohet kërkesa për ndihmë sociale qoftë nga personat me aftësi të kufizuar qoftë atyre familejeve që kanë nevojë, kjo qendrës mundohet që përmes fondit që posedon që finacohet nga pushteti lokal 225 mijë dinarë në muaj të iu dal në ndihmë ktyre personave, ndërsa ky fond është i paraparë për ndihmë në rastet emergjente. Ekzistojnë edhe kategori të ndryshme të njerëzve që kërkojnë ndihmë sociale si pleqt, fëmijët të cilëve iu ka marrë e drejta e njërit prind, ata persona që kërkojnë ndihmë urgjente dhe për të gjithë këta persona sipas drejtorit Ahmeti dyert e Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc janë të hapura të iu dalë në ndihmë më aq sa ka mundësi.