Lajme

Dënohen me 50 mijë dinarë 3 persona nga Bujanoci që thyen ndalesën e lëvzijes

Drejtoria e policisë në Vrajë ka njoftuar se 3 persona janë gjobitur për thyerje të rregullës së ndalimit të lëvizjes në kohën e vet izolimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme.

“Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vrajë dhe Bujanoc gjetën tre persona në Bujanoc, dy të moshës 19 dhe një 39 vjeç, ndërsa në Vranjë gjetën një person të moshës 52 vjeç, në kohën e ndalimit të lëvizjes në një vend publik”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas këtij raporti gjyqtari i gjykatës së kundërvajtjes në Vrajë ka shqiptuar gjobën në shumën prej 50.000 dinarë.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi shumë qytetarëve i është caktuar ndalimi i lëvizjes për 14 ditë për shkak të ardhjes nga jashtë kufijëve si masë parandaluese për pandeminë COVID 19.

Related Articles

Back to top button