Foto Ilustrim |
Vetura e tipit Passat, me targa të Bujanocit, ka shkelë dy djelmosha në rrugën e Gjilanit në Bujanoc, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Siç mëson presheva.com, orës 22:30, vozitësi me veturë ka shkelë Dushan B (17) dhe Miodrag S (19) duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.
Sipas fjalëve të babait të njërit të të lënduarve, policia ende nuk ka kap autorin, edhe pse janë të njohura targat e veturës.
Sipas zëdhënësit të policisë në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, policia po punon në rastin që të gjej dhe identifikoj shoferin.
“Aksidenti ka ndodhë në rrugën e Gjilanit, kur vetura me shoferin deri tani të panjohur ka rrëzuar dy këmbësorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Atyre iu është dhënë ndihma e parë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ku më pastaj janë transportuar për spitalin e Vranjës. Policia po punon me intenzitet për ta gjetur shoferin” ka thënë Stamenkoviq. /presheva.com/