Në manifestimin tradicional “Zgjedhja e Miss Kosovës dhe Metohisë”, ngjarje e cila u zhvillua të shtunën mbrëma në qendrën kulturore të Zveçanit, bukuroshe e mbrëmjes u shpall Marija Uskokoviq.
Miss Marija, pas kurorëzimit me këtë çmim, ka thënë se nuk e ka pritur këtë fitore, ndërsa ka shtuar se ndjehet shumë e kënaqur “që do të marr pjesë në garën për Miss Serbinë”.
Përcjellëse e parë u shpall Jovana Gjukiq nga Zubin Potoku, ndërkaq me çmimin e përcjellëses së dytë u kurorëzua Kristina Krstoviq nga Leposaviqi.
Në këtë ngjarje janë shpallur edhe Miss Sharmi, Talenti, Interneti dhe Miss Fotogjenia.