Lajme

Pas Ilir Metës dhe Kadri Veselit edhe Gent Cakaj telefonon udhëheqësit e Luginës të Preshevës

Ministri Punëve të Jashtme z. Gent Cakaj, sot zhvilloi një sërë telefonatash me përfaqësues institucional shqiptar nga të gjitha trojet e shkëputura shqiptare: Luginë e Preshevës, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.

Ai përmes bisedave telefonike u njoftua më përsëafërmi me shëndetin e bashkëkombasve, masat e ndërmarra në luftën kundër Pandemisë COVID 19, si dhe mundësinë e bashkëpunimit të shtuar për mposhtjen e këtij virusi vdekjeprurës…

Përveç tjerash ai bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Glauk Konjufca, zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Kryetarin e Tuzit, z. Nik Gjeloshaj e zv. Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu dhe, natyrisht, me Kryetarin e Bujanovcit, z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa.

Ai më tej shtoi se ndonëse në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim!
Natyrisht, ne do ta ruajmë komunikimin institucional për të bashkërenduar veprimet tona sipas nevojave.

Kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kohët e fundit ka kërkuar disa herë nga qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë të kenë vëmendjen dhe ndihmojnë personelin shëndetësor lokal me pajisje të nevojshme në luftën kundër përhapjes së virusit koronar COVID-19.

Sikur edhe nevojën për ndihmë solidare për Luginën, pasi masat e ndërmarra nga shteti kanë paralizuar të gjitha ekonomitë familjare nga e cila sigurojnë kryesisht jetesën, në mënyrë që mos të kthehet Lugina në një geto humanitare.”

Related Articles

Back to top button