Konfirmohet ora policore nga e premtja deri të martën
Sot Qeveria e Rep së Serbise nxorri vendim se ora policore gjatë këtij vikendi do të filloj nga dita e Premte në ora 17:00 deri ditën e Martë në ora 05:00 që i bie plot 84 orë policore pandërprerë.
Qytetarë të nderuar të komunës së Preshevës, jemi duke kaluar momente të vështira në këtë gjendje të jashtëzakonshme sidomos gjatë orëve policore, por gjithashtu jemi duke shkuar drejt fundit të kësaj gjendje, falë rrespektimit të vendimeve nga ana juaj ende fatmirësisht nuk kemi raste të infektuara me Covid 19 tek ne.
Ju njoftojmë se Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme vazhdon punën me kujdestarinë 24 orëshe.
Për çdo informatë, kërkesë apo pyetje thirrni në 017 71 51 029.
Qëndroni të mbyllur pranë familjeve tuaja edhe për disa ditë.
Bashkë do ia dalim.