Rritje e madhe e dhunës në familje që nga fillimi i pandemisë
Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, ka pasur një rritje dramatike në rastet e raportuara të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Si në të gjithë botën, ashtu është edhe në vendet anëtare të Këshillit të Evropës.
Kjo është theksuar në deklaratën e Komitetit të Konventës së Stambollit për Parandalimin dhe Shuarjen e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e cila kërkon që vendet nënshkruese të referojnë standardet dhe rekomandimet e tyre si një burim udhëzimi për veprimet e qeverisë gjatë një pandemie.
Edhe pse në shumë vende një pandemi ka çuar në ngadalësimin e gjykatave dhe vonesat në seancat gjyqësore, siguria e viktimës dhe fëmijëve të saj duhet të mbetet përparësi për zbatimin e ligjit dhe autoritetet gjyqësore, thuhet në deklaratë.
Serbia është një nga 34 vendet e Këshillit të Evropës që ka ratifikuar Konventën e Stambollit. Konventa hyri në fuqi në Serbi në gusht te vitit 2014.