Lajme

Ja kush lejohet të lëviz, në cilën kohë dhe sa gjatë, kush fillon të punojë dhe kush është mbyllur

Më shumë se një muaj pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi për shkak të pandemisë koronavirus, masat e marra për të parandaluar përhapjen e infeksionit janë lehtësuar.

Qeveria e Rep së Serbise në mbledhjen e sotme të mbajtur rreth situatës së pandemisë Covid 19 ka ndërmarrë këto masa:

Qytetarët mbi 65 vjet duke filluar nga nesër, e Martë , e premte dhe e diel mund të dalin në shëtitje në kohëzgjatje prej gjysmë ore. Këtë gjysmë ore për shetitje mund ta shfrytëzojnë prej orës 18 deri ora 01 pas mesnate më së shumti 600m afër shtëpisë apo banesës ku jeton.

Gjithashtu nga data 21 prill 2020 u lejohet puna zanatlinjëve si: mekanikëve, gomisterive, këpucëtarëve, rrobaqepësve, pastrimeve kimike, autoshkollave, dhe punëdhënësve nga tregtia me pakicë- librarit, tregtarët me vetura, bicikleta, mall teknik, materjial ndërtimor.

Gjithashtu ndërtimtaria (ndertimet e ulta dhe të larta) nga 21 prilli të vazhdojnë punën me kapacitete të plota.

Të gjithë punëdhënësit janë të obliguar që të sigurojnë puntorët me mjete mbrojtëse (maska, dorëza, dezinfektues) dhe puna të kryhet duke rrespektuar distancën sociale.

Puna akoma nuk lejohet për: Qendrat tregtare, Sallonet e parukerisë, sallonet e bukurisë, palestrat dhe qendrat sportive, shkollat, fakultetet, çerdhet, restorantet, kafiteritë.

Related Articles

Back to top button