Lajme

Maqedonia: 20 euro gjobë për ata që dalin pa maska

Sipas dekretit të miratuar gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Maqedonise, secili qytetar që në ambiente të mbyllura nuk mban pajisje për mbrojtje personale siç janë maskat , shalli ose faculeta do të dënohet me nga 20 euro. Në ambientet e mbyllura përfshihen marketet, tregjet, bankat, posta ose institucione të ndryshme përfshi këtu edhe ata shëndetësore.

Gjobat nuk do të shqiptohen deri ditën e enjte, në mënyrë që individët dhe personat juridikë të kenë kohë për tu furnizuar me pajisje mbrojtëse. Kjo masë do të vlejë deri në përfundim të pandemisë.

Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.

Related Articles

Back to top button