Lajme

Shtëpia e shëndetit në Preshevë vizitohet nga ekip mjekësh infektolog, epidemiolog dhe anesteziolog

Shtepia e shendetit ne Presheve eshte vizituar nga nje ekip mjekesh infektolog, epidemiolog dhe anesteziolog reanimacioni ka bere te ditur drejtori i ketij institucioni Driton Salihu.

“Me rekomandim të Ministrisë së shëndetësisë dhe shtabit republikan në luftën kundër CoVID-19, ekip mjekësh infektolog, epidemiolog dhe anesteziolog reanimacioni kanë vizituar shtëpinë e shëndetit të cilët i kemi njoftuar nga afër me masat të cilat ne i kemi marrë si shtëpi e shëndetit në luftë kundër pandemisë dhe Corona virusit.”

Me numrin zerro të infektuar dhe momentalisht me zerro të dyshuar, Presheva rangohet si njëri ndër qytetet e pakta në Serbi që deri tani me sukses po e kalon këtë pandemi.

Related Articles

Back to top button