Kur bënë punën që dëshiron, sfidat vetëm se të forcojnë profesionalisht
Ende pa e përfunduar mësimin e të gjitha shkronjave të alfabetit, u desht të ndërpritej mësimi në shkollë dhe të rrinin nëpër shtëpitë e tyre, siç po vazhdojnë akoma. Pavarsisht që vijimi në shkollë u bë i pa mundur, mësimi nuk u ndalë asnjë ditë.
Komunikimi e interesimi i rregullt, bashkëpunimi i mësueses me prindërit, bënë të mundur si rezultat, të formojnë një grupë të mbyullur në rrjetin social facebook, ku çdo ditë mësuesja që e meriton emrin Meritë, dilte para nxënësve (në mesditë) krah tabelës së bardh të mbushur me mësime, e krahun tjetër ilustrimet e nxjerra nga projektori. Paraftyrojeni emocionin dhe vëmendjen e fëmijëve, kur i shfaqej mësuesja në tv, llaptop apo kompjuter! Kishin mbetur disa shkronja pa i mësuar, e shumica e fëmijëve nuk kishin arritur t’i përvetësonin ato, e pak prej tyre mund të lexonin. Por, mësuesja Meritë çdo ditë, sëpaku me nga një orë mësimore nga lënda e matematikës, gjuha shqipe e Bota rreth Nesh, arritën që ta përmbyllin me sukses ciklin e mësimit të çdo shkronje të alfabetit të gjuhës shqipe.
Sikurse shumicën e rasteve edhe kësaj here teknologjinë e mediave massive e shfrytëzuam për të arritur dije dhe informacion dhe ja dolëm ta kurorzojm me finale që secili prej fëmijëve tash e tutje të arrijë t’i njohë, shkruaj e lexojë të gjitha shkronjat. Dëshmi e kësaj janë vjershat, leximi dhe poezitë që përmban ky videomaterjal.
Ndjesi më e mire për mësuesen, prindërit dhe ata që e duan dijen dhe fëmijët nuk mund të ketë, kur i dëgjon ata duke filluar t’i lexojn rrreshtat e pare, vjershat e shkurtra e fjalit me porosi, vërtetë janë melodi triunfi, shpërblimi, vlerësimi e ngadhnjimi për secilën sakrifice.
Puna vazhdon… mësimi nuk ndalet… kur do që ta fillojm vijimin e shkollës, këta nxënës janë të gatshëm të vazhdojnë tutje, e jo të rifillojnë aty ku kanë mbetur.