Lajme

Shteti e Serbisë ofron për shitje tokë në komunën e Preshevës (linku zyrtar)

Shteti i Serbisë ka ofruar për shitje 32 pasuri të paluajtshme shtetërore në disa qytete dhe komuna në Serbi, në mesin e të cilëve edhe një pronë në territorin e komunës së Preshevës në vlerë prej 23.509,59 euro thuhet në njoftimin e Drejtorisë Republikane të Pronave.

Në bazë të këtij njoftimi të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj drejtorie në shitje është objekti prej 51 m2 dhe toka që përbëjnë sipërfaqe totale 290 m2 në Caravajkë, komuna e Preshevës e regjistruar në LN nr. 138 KO Cerevajka.

Përveç këtij objekti në shitje është edhe një pjesë tjetër 405 m2 objekt dhe 124 m2 objekt, i regjistruar si një “ndërtesë ndihmëse” ekzistuese nr 564 të komunës dhe tokën e cila përbën atë sipërfaqe totale 25 a 61 m2.

Detaje rreth shitjes së tokës klikoni në linkun e Drejtorisë Republikane të Pronave.

Shitja e pasurive të patundshme shtetërore do të bëhet me mbledhjen e ofertave të mbyllura me shkrim, të cilat mund të dërgohen deri më 12 maj dhe hapja e ofertave është caktuar për 14 maj.

Kushtet për zhvillimin e procedurës përmbushen nëse arrin të paktën një ofertë me kohë dhe të plotë, thuhet në njoftim.

Prona më e shtrenjtë në pronësi të shtetit e ofruar për 2.5 milion euro, ndodhet në rrugën Mihailo Mike Jankoviq të Beogradit në komunën Savski Venac dhe përveç ndërtesës 372 m2, përfshin gjithashtu një plac prej 2.164 m2.

Related Articles

Back to top button