Pako emergjente “Presheva 2020”, do të ndihmohen bizneset lokale, sektori i agronomisë, pensionistët…
Ndihma financiare nga Kosova prej 200 mije eurove eshte dedikuar ne nje program te cilin e ka organizuar Komuna e Presheves duke e quajtur pako emergjente “Presheva 2020”.
Sic njoftohet nga Komuna e Presheves ne kete pako emergjente “Presheva 2020” do te perfshihen mjetet e ardhura nga qeveria e Kosoves dhe mjetet nga buxheti i Komunes se Presheves 763.834 euro ose 90.0000.000 dinarë.
Komuna e Presheves nga buxheti i vet ka ndare (563.834 euro) dhe donacioni nga Qeveria e Republikes se Kosoves ne vlere prej (200.000 euro)
Kjo pako parasheh qe te ndihmohen bizneset lokale prej 381.131 eurove, ne sektorin e agronomise do te ndahen 127.044 euro, penzionistet do te ndihmohen me 101.642 euro, zyra per te rinj 12.705 euro, Ndermarrja publike Moravica 42.351 euro, Shtepia e Shendetit ne Presheve me 42.351 euro, Kryqi i kuq 12.705 euro dhe Fondi per qellime humanitare 42.351 euro.