Gold AG thotë se nuk e ka ndër mend të ndalet
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ditë më parë është shoqëruar në Policinë e Kosovës për t’u marrë në pyetje.
Rasti kishte të bënte me tekstin e këngës tij të fundit “Shkronjat e arta”, por që pas intervisitimit ai u la i lirë nga organet e rendit.
Ndërkohë, reperi me prejardhje nga Presheva vendosi që së fundmi t’ua bëjë të qartë fansave të tij se nuk e ka ndër mend të ndalet.
Ai publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihej duke inicizuar në sudio këngën e tij të re.
“Nuk e kam as niet me u ndalë”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se pavarësisht kontradiktave për këngën e tij të fundit, ai do të vazhdojë të sjellë këngë të reja.
Ndërkohë, sa i përket koncerteve, ashtu si çdo koleg i tij, reperi është detyruar t’i ndërpresë aktivitetet muzikore shkaku i virusit COVID-19.