E thotë Vuçiçi: Ora policore hiqet të enjten

Ne nje transmetim direkt ne TV Pink Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ora policore dhe gjendja e jashtëzakonshme do të largohet te enjten me 6 maj 2020.

Ai tha se propozimi i nënshkruar nga presidenti dhe kryeministrja do të dergohet në Kuvend të Mërkurën dhe se gjendja e jashtëzakonshme do te largohet. “Kjo do të nënkuptonte që ne nuk do të kemi oren policore nga dita e enjte,” tha presidenti për Tv Pink.

Presidenti sqaroi se mendim shumë të rëndësishëm shteti merr edhe nga profesionistet për epideminë e korona virusit.

“Ne i kemi vendosur këto masa në përputhje me ato që profesionistet tane na ka thënë,” tha Presidenti i Shtetit Aleksandar Vucic.

Check Also
Close
Back to top button