Hapen çerdhet, por jo për të gjithë fëmijët

Institucionet parashkollore kane marrur udhezime nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shendetesise per masat e detyrueshme ne kopshte te cilat hapen nga dita e hene me 11 maj.
Ne çerdhe mund te shkojne vetem femijet e prindeve te cilet jane ne pune, kjo do te deshmohet me nje konfirmim nga punedhenesi i prinderve duke arsyetur se prinderi duhet te beje punen ne seline e kompanise me detajet e kontaktit te punedhenesit.
Pranimi i një fëmije në një institucion parashkollor do të jetë i mundur vetëm me konfirmimin e pediatrit kompetent që fëmija është i shëndetshëm (ekzaminimi sistematik i kryer para regjistrimit në kopësht ose pas një mungese të gjatë të fëmijës nga kopshti), si dhe se ai është vaksinuar siç duhet.
Në të gjitha kopshtet, para ardhjes së fëmijëve, duhet të bëhet larja, pastrimi dhe dezinfektimi i aksesorëve, hapësirës dhe pajisjeve.
Një pengesë duhet të vendoset në hyrje të objektit – një sfungjer ose një leckë e zbutur mirë në dezinfektues, gjithashtu dhe dezinfektues per duar me 70% alkool.
Çdo ditë para se të vijë në kopsht prindi ka per detyre të matë temperaturën për vete dhe fëmijës, dhe në rast ethe, ai nuk e sjell fëmijën në kopësht dhe e informon edukatorin për këtë.
Prindi është i detyruar të njoftojë kthimin e fëmijës në kolektiv të paktën dy ditë më parë, me qëllim të planifikimit dhe organizimit në kohë.
Fëmija vjen në kopshtin e fëmijëve të shoqëruar nga një prind qe te mos shkaktohet grumbullim i madh i njerezve, dhe është e dëshirueshme që të jetë i njëjti prind çdo ditë, nëse nuk është e mundur, fëmija sillet nga njëri prind qe mundet ta sjell ate.
Prindërit janë të detyruar të veshin një maskë që mbulon hundën dhe gojën, të mbajnë një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri, të dezinfektojnë duart në hyrje të ndërtesës së kopshtit, si dhe të kalojnë direkt mbi pengesën e këpucëve.
Pas hyrjes në kopsht, ata janë të detyruar të ndalojne tek infermierët, të matin temperaturën e tyre pa kontakt dhe t’ia dorëzojnë fëmijën edukatorit.
Prindi mund ta sjellë fëmijën dhe të largohet nga objekti jo më vonë se 15 minuta para fillimit të mëngjesit, në mënyrë që të dezinfektohen sallat dhe korridoret dhe të mundësohet shpërndarja e sigurt e ushqimit.
Në rast të ndonjë dyshimi për një infeksion të frymëmarrjes, fëmija dërgohet në një dhomë të veçantë, ai duhet të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme, prindërit duhet te jenë të informuar, dhe në rast se nuk pergjigjen thirret ambulanca.
Prindërit u rekomandohet të mbajnë fëmijë me sëmundje kronike në shtëpi – frymëmarrje, kardiovaskulare, malinje, diabeti, si dhe fëmijët të cilët kanë ndonjë nga këto sëmundje.
Prindërit duhet të zvogëlojnë shpeshtësinë e kontakteve të tyre sociale në aktivitetet e tyre të përditshme, në mënyrë që të zvogëlojnë mundësinë e infeksionit të koronavirusit në minimum.
Vetëqeverisja lokale është e detyruar të sigurojë sasi të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit, mjetet dhe aksesorët për dezinfektim dhe higjenë personale.