Vendimi i ri lejohet grumbullimi i personave nga 50 në 100

Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Zllatibor Llonçar, numri i personave që mund të grumbullohen në vende publike, në hapsira të hapura dhe të mbyllura, është rritur nga 50 në 100 persona.
Në rregulloren e publikuar në Fletoren zyrtare më 21 maj, thuhet se, ndalohet grumbullimi i më shumë se 100 personave, pavarësisht në ambientet e mbyllura apo të hapura.
Thuhet se, gjatë grumbullimeve publike duhet të zbatohen te gjitha masat preventive, distanca më shumë se 2 metra dhe mbajtja paisjeve mbrojtëse (dorëza dhe maska).