Nga sot ka filluar pagesa, 500 mijë qytetar do ti pranojnë nga 100 €

Paratë do ti paguhen në llogaritë e rreth gjysmë milioni qytetarëve çdo ditë, dhe me këtë dinamikë, pritet që të gjitha pagesa për ata që kanë aplikuar për ndihmë të kryhen deri në 1 ose 2 qershor.
Afati i fundit për aplikime është 5 qershor ndërsa për pagesë afati është dy ditë më vonë, gjegjësisht ata të cilët aplikojnë deri më 5 qershorë pagesa m,und ti kryehet deri më 7 qershor.
Qytetarët mund të aplikojnë përmes portalit të Administratës së Thesarit online në adresën idp.trezor.gov.rs ose përmes qendrës së kontaktit në numrin e telefonit pa pagesë 0800 101 100.
Ministri Sinisha Malli njoftoi në profilin e tij në Instagram se 4 milion qytetarë të moshës madhore kanë aplikuar për ndihmë deri të Shtunën.
Ata që nuk kanë llogari bankaree të hapur me automatizëm do ti hapen llogarit e dedikuara në bankën e tyre të zgjedhur, ndërsa ata që kanë një të tillë paratë do ti rrjedhin në llogarit ekzistuese.