Lajme
Xhamia e shkatërruar në fshatin Gare do të rikthehet në funksion, fillon aksioni për renovimin e saj
Me iniciativën e disa banorëve të fshatit Gare pritet të filloj renovimi i kësaj xhamia e cila ka qenë e shkatërruar për shumë vite me rradhë.
Xhamia shumë vjeçare e malësisë së Preshevës ka filluar të shkatërrohet edhe nga brenda, duke parë gjendjen dhe për të mos e lënë të shkatërrohet tërsisht banorët kanë filluar aksionin për grumbullimin e mjeteve që kjo xhami të renovohet në tërsi dhe të jet funksionale.
Kontributin më të madh po e jep diaspora e këtij fshati.
Fshati Gare është fshat në malësi të Preshevës i braktisur nga banorët dhe tani asnjë banor nuk jeton në këtë fshat.
Më posht po ju sjellim pamje nga gjendja e xhamisë.