Lajme
Rikthehet ora policore në Maqedoninë Veriore
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur sot gjatë vazhdimit të seancës së 60-të vendim për orë policore gjatë fundjavës së zgjatur.
Orë policore:
E Enjte prej ora 21.00 deri ditën e hënë ora 05.00, edhe atë për qytetet: Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë.
Ndërsa për qytetet e tjera orë policore:
E Premte, e shtunë dhe e diel, prej ora 16.00 – 05.00.
Ndryshe,
Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 101 të infektuar me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i muajit prill.