Lajme

Cakaj nga Presheva bashkë bëjmë më të mirën për Luginën

Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj po qëndron për vizitë në Kosovën Lindore.

Ai gjate dites se sotme ka filluar takime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të listës së përbashkët zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”

Pas takimit Cakaj ka shkruar ne profiline tij zyrtar ne facebook:

“Pas një vale të gjatë takimesh me përfaqësuesit politikë të partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar, theksuam rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës!

Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë…”

Related Articles

Back to top button