Lajme

“Për 80 vota ishim duke e humbur komunën e Bujanocit”

Vetëm 80 vota janë më shumë partia e parë shqiptare në epërsi ndaj partisë sërbe të Vuqiqit. Madje nga dje u raportua se serbët fituan.

Është një mësim i mirë për kryetarin e ri të komunës së Bujanocit, dhe gjithë akterët politik shqiptarë në këtë komunë, të jenë më të përgjegjshëm dhe të mos lëjnë “guri pa lëvizur” pa e zgjidhur diskriminimin selektiv që beogradi zyrtarë po ia bënë shqiptarëve në Bujanoc dhe Medvegjë, të cilëve po u vendosin padrejtësisht me veprime antikushtetuese kushte të veçanta mbi baza etnike, për të u pajisur me dokumente identifikimi. Po iu vendosin verifikime të veçanta dhe çregjistrime nga sistemi, pasivizim të shtetësisë dhe vendbanimit. Largim nga listat për të votuar etj.

Nëse nuk doni që në zgjedhjet e ardhshme me humb krejt komunën, siç e rrezikuam dje, zgjidheni këtë çështje njëherë e mirë.

Mos u ankoni pas 4 vitesh se nuk keni pasur kohë e mundësi, të gjitha i keni, duhet vetëm vullnet dhe gatishmëri.

Autor: Fikri Mehmeti
[Politolog)

Related Articles

Back to top button