Lajme

Fillojnë punimet për rregullimin e murit tek varrezat e romëve në Preshevë (Foto)

Kanë filluar punët në rregullimin e murit rrethues tek varrezat e romëve, në pjesën që kufizohet me rrugën e Karposhit.

Ky projekt realizohet si vazhdimësi e projektit të filluar vitin e kaluar, sipas standardit tashmë të përcaktuar për varrezat në vendbanimet e komunës sonë.

Përmes këtij projekti tashmë do të arrihet dukshmëria e plotë në kryqëzimin mes rrugëve Qemal Shehu dhe të Karposhit, përmes të cilit do të evitohen rreziqet e mundshme në trafik.

Projekti realizohet në kuadër të Planit investiv të Komunës së Preshevës për vitin 2020.

Related Articles

Back to top button