Lajme

Vuçiq: Nëse virusi na vazhdon kështu, kush e di se çfarë do të ndodhë në vjeshtë

Këtë mëngjes, Vuçiq bisedoi me koordinatorin e Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar, Mirsad Đerlek, dhe gjeneralët nga Novi Pazar, dhe tha se situata në atë qytet tani është më e mirë.

“Situata eshte stabilizuar pjesërisht. Sot, tani për tani, janë dy të vdekur. Unë jam fajtor që nuk qendrova në vend pas zgjedhjeve”.

Vuçiq deklaroi se ata po diskutojnë për ndërtimin e një spitali të ri i cili do të jetë i gatshëm për ndonjë sulm të mundshëm të ardhshëm të koronavirusit.

“Nëse virusi vazhdon kështu dhe nëse na shqetëson kështu gjatë verës, kush e di se çfarë do të ndodhë gjatë vjeshtës. Tani ne po flasim, po negociojmë për të ndërtuar një spital të ri të përkohshëm, në mënyrë që të mund të shrytezohet për 30 vjet”, tha ai.

Spitali do të ishte i ngjashëm me atë të ndërtuar në VMC Karaburma, dhe do të kishte 500 deri në 1000 shtretër, për një kujdes intensiv dhe gjysmë intensiv.

“Le t’i vendosim respiratorët dhe ta bëjmë spitalin kryesor për goditjen tjetër. Ne nuk mund ta durojmë kështu, të gjitha spitalet tona janë plot,” tha Vuçiç.

Related Articles

Back to top button