Lajme

Ja masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 të cilat në fuqi hyjnë nga e premtja

Qeveria e Republikes se Serbise ne mbledhjen e sotme te shtabit te krizes per sigurine e shendetit te popullates nga semundja ngjitese COVID-19, k sjelle vendimet me te reja ne lidhje me pengimin e shperndarjes se korona virusit.

Ne teritorin e tere Serbise, pa marre parasysh se a eshte shpallur apo jo situate e jashtezakonshme ne komune apo qytet, ndalohen tubimet ne vendet publike ne hapsirat e hapura dhe te mbyllura per me teper se 10 njerez.

Gjate kohes se qendrimit ne vendet publike, ne mes te tubuarve duhet pajteter te eksistoje distanca prej nje meter e gjysem, dmth. secili person duhet te kete minimum kater metra katror.

Masa qe ka te beje me maskat mbrojtëse dhe e cila eshte ne fuqi ne Beograd sot eshte zgjeruar ne tere teritorin e Republikes se serbise, pa perjashtime.

Maskat mbrojtëse jane te obligueshme edhe ne hapsirat e hapura, ne vendet ne te cilat nuk ka mundesi te sigurohet distanca prej nje meter e gjysem, sikurse ne rradhet para shitoreve, barnatoreve, stacioneve dhe vendepritjeve te udhetareve etj.

Ne te gjitha vendet tjera publike ne hapsirat e hapura rekomandohet bartja e maskave siguruese.

Te gjitha masat te cilat jane aprovuar ne mbledhjen e sotme te shtabit te krizes hyjne ne fuqi prej te premtes 17 korrik 2020.

Qeveria e Republikes se Serbise edhe nje here apelon tek qytetaret te rrespektojne te gjitha masat e sjellura ne dobi te shendetit personal dhe shendetit te te afermve.

Gjithashtu eshte konstatuar se nese te gjithe qytetaret gjate cdo dalje nga shtepia mbajne masken mbrojtese, masa e tille kishte me qene ekuivalente me ndalesen e levizjes, sepse ne ate menyre do te pengohen kontaktet e rrezikshme epidemiologjike dhe shperndarja e korona virusit.

Related Articles

Back to top button