Lajme

Besimtarët nga Komuna e Preshevës mbetjet e kurbanit duhet ti hudhin në deponin e qytetit

KBI PRESHEVË informon besimtarët e komunës së Preshevës se në bashkpunim me Ndërmarrjen “Moravica” është bërë hapja e 2 gropave tek deponia e bërllogave të qytetit për hudhjen e lëkurave dhe mbetjet e kurbanëve.

KBI Preshevë ua bën me dije besimtarëve se sikur që është mishi i kurbanit i shenjtë, ashtu është e shenjtë edhe lëkura dhe mbetjet e tij (koka, këmbët, plonci).

Andaj besimtarët që therrin kurbana të kenë kujdes se ku i hedhin mbetjet e kurbanit.

Ky organizim me ndërmarrjen “Moravica” ka përqëllim ruajtjen e vlerës së kurbanit, por edhe ruajtjen e ambienit dhe shëndetit të njerëzve.
Allahu i pranoftë prej gjithëve veprat e hajrit.

Related Articles

Back to top button