Lajme

Familja Sadiku nga Tërnoci donon dy bunare në Togo

Në pamundësi për të kryer obligimin e haxhit për shkak të ndalesës së vizitës së vendeve të shenjta për shkak të pandemisë, dy kryefamiljarët nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, kanë vendosur që paratë e planifikuara për kryerjen e haxhit, t’i destinojnë në humanizëm, edhe atë për shpuarjen e dy bunareve në një fshat afrikan, konkretisht në shtetin e Togos.

Arsyeja e dërgimit të këtij donacioni në Togo është se atje janë nevojat më të mëdha për ujë të pijshëm, që nga zgjimi nga gjumi në mëngjes dhe se vlera e ujit është e njejtë me atë të diellit, deklaron Luan Sadiku – familjar i tyre.

Sipas Luanit, rëndësi ka pasur që donacioni të shkojë në vend të duhur dhe tek njerëzit e duhur, duke konsideruar që nevojat për sigurimin e ujit të pijshëm, atje janë më të mëdha se këtu.

Gjithë kësaj i ka kontribuar kriza e shkaktuar nga virusi Corona.

Prindërit e Luanit qysh moti kanë pasur dëshirën për t’i vizituar vendet e shenjta, por këtë vit kur ata kanë vendosur për shkuar, për shkak të pandemisë fatkeqësisht u është pamundësuar.

Duke konsideruar që edhe vitin tjetër mund të mos u mundësohet kryerja e haxhit, ata kanë vendosur që paratë t’i dërgojnë në Togo për hapjen e dy bunareve.

Përmes këtij donacioni, ata u kanë siguruar ujë të pijshëm banorëve të një fshati, për të cilën ndjehen shumë të lumtur.

I përgëzojmë për aktin human që e kanë realizuar, si dhe u urojmë që këtyre dy familjarëve vitin e ardhshëm t’i mundësohet vizita e vendeve të shenjta dhe kryerja e haxhit, siç e kanë pasur në plan gjatë jetës së tyre.

Më poshtë intervista e familjarit Luan Sadiku dhënë BBC- në gjuhën serbe:

Related Articles

Back to top button