Më shumë se 80 mjekë nga Presheva e Bujanoci aplikojnë për specializim në Kosovë
Më shumë se 80 mjekë nga Presheva e Bujanoci janë paraqitur për specializim në Kosovë, u tha kështu nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Aplikimet e tyre do t’i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovë.
Të mërkurën, komuna e Bujanocit shpalli një ftesë për mjekë dhe dentistë nga Presheva e Bujanoci që janë të interesuar për specializim, pasi siç thonë ata, kryetari Nagip Arifi zyrtarisht iu drejtua Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj duke kërkuar kuota për mjekët nga Lugina.
“Afati për aplikim ishte deri në mesditë të enjten. Kanë aplikuar 24 mjekë nga Bujanoci, dhe 60 nga Presheva.
Aplikimet e tyre do t’i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, e cila do të marrë një vendim se kush do të marrë specializimin.
Sipas informacioneve kandidatët janë punonjës të shtëpive të shëndetit në Preshevë e Bujanoc, por edhe mjekë të papunë.